Presidenti Pendarovski tërheq vëmendjen partive politike

Presidenti Pendarovski e ka të qartë situatën…

“Ata as që duan të mendojnë për ndryshimet kushtetuese. Kjo do të thotë vetëm një gjë: Më 1 dhjetor ne vetveten do ta bllokojmë”, tha Stevo Pendarovski.

Ai edhe një herë e shprehu përkrahjen e plotë për ndryshimet kushtetuese e është i bindur se futja e bullgarëve në preambulë nuk cenon ardhmërinë e shtetit. Përkundrazi, sipas tij, bllokada eventuale mund të prodhojë pasoja për ardhmërinë e vendit.

“Fytja e popujve tjerë që jetojnë këtu nuk do rrezikojë sigurinë e Maqedonisë e as ardhmërinë e saj. E kundërta mund të jetë e saktë. Siç nuk e kanë rrezikuar stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë në 20 vitet e kaluara këto shtatë popuj që janë pjesë e preambulës dhe pjesës normative”, tha Stevo Pendarovski.

Presidenti njoftoi se e ka parë tekstin e propozim-amendamenteve dhe sipas tij, nuk cenohet asnjë element shtetëror dhe nuk shkelet deklarata që u soll në Kuvend nga deputetet për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetin.

“Jam i njoftuar me amendamentet që do të propozohen, gjegjësisht tekstin e propozim-amendamenteve që nesër do të dorëzohen nga Qeveria tek Kuvendi sepse kisha përfaqësues timin në këtë organ. Këshilltari im për çështje juridike, profesori Aleksandar Spasov dhe mendoj që nga shkronja e parë deri tek ajo e fundit të kësaj iniciative, mendoj që mbesim në suaza të asaj që Kuvendi e kërkoi nga ne para një viti”, tha Stevo Pendarovski.

Presidenti Pendarovski informoi se do ti nënshkruaj të gjitha ligjet që u votuan në paket në Kuvend e që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D. Ekipi i tij juridik nuk ka parë asnjë element që është në kundërshtim me kushtetutën, e në këto ligje askund nuk figuron se do të duhet të punohet 60 orë në javë./KlanMacedonia/