Presidenti Pendarovski avansoi kolonelët Besnik Emini dhe Simeon Trajkovski

Presidenti Stevo Pendarovski i avancoi me dekret kolonelin Simeon Trajkovski dhe kolonelin Besnik Emini në gradën gjeneral brigadier.

Gradat e dy oficerëve të armatës iu dorëzuan sot nga ana e presidentit Pendarovski në ceremoninë solemne në “Vilën Vodno”, ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

Simeon Trajkovski e kryen detyrën e shefit të seksionit J-5 në Shtatmadhorinë e Armatës prej vitit 2017. Nga marrja e ftesës për anëtarësim në NATO është aktivisht i kyçur në të gjitha proceset dhe negociatat me NATO-n si një nga bartësit e procesit për inkuadrim dhe integrim të Armatës në NATO.

Besnik Emini e kryen detyrën Komandant i brigadës së parë këmbësorike, prej korrikut të vitit 2019, e cila është fuqi mbajtëse e Armatës. Gjatë karrierës së tij ushtarake shumë herë është lëvduar, ndërsa është edhe bartës i medaljes ARCOIM, Iraqi Freedom, 2007/2008.