Presidenti i Ukrainës i bën thirrje botës të quajë Rusinë “shtet terrorist”

Gjatë fjalimit të tij të përditshëm me video-mesazh, , presidenti ukrainas u bëri thirrje edhe një herë liderëve perëndimorë për zbatimin e një zone ndalim-fluturimi dhe paketa të reja sanksionesh kundër Rusisë .

Njëkohësisht Zelensky është duke mbajtur një fjalim online para parlamentit gjerman, ku ka kritikuar liderët perëndimorë, duke i thënë se ata interesohen vetëm për ekonomitë e tyre dhe se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë u vendosën shumë vonë

Në ditën e 22 të luftës, burime nga disa anë konfirmojnë se Vladimir Putin ka ngecur me planin e tij të pushtimit. Japonia publikoi pamje të disa anijeve ushtarake ruse që mendohet se po dërgojnë trupa në Ukrainë, nga ana tjetër Inteligjenca Britanike tha se pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet./abcnews.al/