Presidenti i PSG: Sezonin tjetër do të shihni versionin më të mirë të të gjitha kohërave të Messit

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka dhënë disa komente rreth skuadrës së PSG.

Al-Khelaifi në një intervistë së fundmi ka folur edhe për shtatë herë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Presidenti i PSG e pranoi se Messi nuk ishte në formën më të mirë të mundshme, por ka paralajmëruar versionin më të mirë të mundshëm të argjentinasit për sezonin tjetër.

“Sezonin e ardhshëm do ta shihni versionin më të mirë të të gjitha kohërave të Messit”, tha ndër të tjera ai.

Messi këtë sezon realizoi vetëm tri gola në Ligue 1, duke qenë shumë larg pritshmërive që tifozët parisienë kishin për të.