Fifi vjen me një dedikim të ëmbël për Adisin

Tash e sa muaj artistja shqiptare, Fifi është në një lidhje dashurie me biznesmenin, Adis Patushi.

Çifti nuk ngurrojnë të publikojnë imazhe së bashku e t’i bëjnë dedikime njëri tjetrit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net

E Fifi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram i bëri një dedikim të veçantë Adisit.

 

“Përtej dashnisë !   S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty ka met dediku veten. M’fal që nuk jam rujt  vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me radhë. Të dua”, ishte mbishkrimi i këngëtares në fotografi.

Këngëtarja vazhdon po ashtu të mbetet aktive mjaft aktive edhe në aspektin profesional.