Presidenti i La Liga: Messi të largohej nga Barcelona nuk ishte një ide e mirë

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka dhënë përsëri komente lidhur me situatën e Lionel Messi.

Messi, gjatë verës kërkoi largimin nga Barcelona, por një gjë e tillë u pengua nga klauzola që lojtari kishte në kontratën e tij.

Ishte La Liga që i doli në ndihmë skuadrës së Barcelonës, duke e vlerësuar klauzolën si valide. Madje, Tebas thotë së fundmi se ideja e Messit nuk ishte aq ide e mirë.

“Siç kam thënë gjithmonë, unë dua të shoh Messin në La Liga. Nëse ai qëndron te Barcelona, shumë më mirë për Barcelonën. Lidhja mes Barcelonës dhe Messit është aq e mirë për Barcën, Messin dhe La Ligan”, ka thënë Tebas, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam i sigurt nëse të larguarit nga Barcelona do të ishte një ide e mirë për Messi”, shtoi presidenti i kampionatit elitar të futbollit spanjoll.

Messi është pajtuar për qëndrimin te Barcelona edhe për një sezon, pasi nuk ishte i gatshëm ta dërgonte skuadrën e tij në gjykatë.