Presidenti i Atleticos ngatërron sulmuesin me Oblak: Benzema është portieri më i mirë në botë

Benzema sonte (e diele) shënoi golin vendimtar në barazimin ndaj Atleticos, ndeshje ku shkëlqeu Oblak me disa super pritje, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse do t’i ofrojë kontratë të përjetshme Oblakut, Cerezo tha se Benzema është portieri më i mirë në botë.

“Benzema është portieri më i mirë në botë, më i miri. Pastaj vijnë portierë të mirë në Barcelonë, Madrid, që edhe kanë qenë pjesë e jona”, tha ai.

Atletico momentalisht është lider në La Liga me 59 pikë, tre më shumë se Barcelona dhe pesë se Reali, derisa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.