Kapet drogë në “Deve Bair”, arrestohet shtetasi shqiptar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme pas një aksioni, policia ka arritur të ndërpres një kanal ndërkombëtarë për transport të hashashit, respektivisht kanal që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me destinacion përfundimtar Turqinë, transmeton Alsat. Nga aksioni në fjalë janë konfiskuar 14 kilogram hashash si dhe vaj hashashi.

“Në orën 12:45 në pikën e kalimit kufitar Deve Bair (në dalje nga RMV) një automjet BMW, i drejtuar nga shtetasi shqiptar H.H. (60) gjatë kontrollit janë gjetur pako hashashi. H.H. është privuar nga liria”, tha mes tjerash zëdhënësi Toni Angellovski.