Prej pasnesër mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm në Maqedoni

Prej pasnesër në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për paraqitje të motit të keq lokal. Të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior e cila do të kushtëzojë uljen e temperaturës ditore, bëjnë të ditur nga DPHM.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 28 deri 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup nesër mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 33 gradë.