PP: Me urgjencë dhe prioritet veprohet për indikacionet për veprat e kryera penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet

Me urgjencë dhe prioritet veprohet pas indikacioneve për vepra të kryera penale që kanë të bëjnë me zgjedhje, me çka njoftimet menjëherë dërgohen deri te prokuroritë themelore publike, informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Komisioni i Përkohshëm për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale që kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale nga Kreu gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votim nga Kodi Penal dhe vepra të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e njofton publikun se në vazhdimësi i ndjek ndodhitë në lidhje me procesin zgjedhor”, thuhet në kumtesën e PP-së.

Komisioni, qëndron në kumtesë, i obligoi prokuroritë për veprim urgjent, gjegjësisht për formimin e lëndëve dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për përcaktimin e fakteve relevante prej të cilave varet zbatimi i duhur i Kodit Zgjedhor.

“Prokuroria Publike përmes Komisionit të formuar e njofton publikun se prokurorët publikë në vazhdimësi punojnë në terren. Tërësisht janë të përkushtuar në luftën kundër veprave penale në lidhje me procesin e zgjedhjeve dhe votimit, përmes kontributit për çrrënjosjen e parandalimin e tyre. Komisioni vazhdon në mënyrë permanente ta ndjek procesin e votimit, për çka janë vendosur edhe kujdestari shtesë në prokuroritë publike për ditët kur bëhet votimi”, bëjnë të ditur nga PP-ja.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, i bën thirrje opinionit, organizatave qytetare, organizatave të tjera, partitë politike, institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të gjithë që vlerësojnë se në ndonjë veprim ose indikacion për vepër të kryer penale që ka të bëjë me procesin e zgjedhjeve, ta denoncojnë te Komisioni për Ndjekjen e e Parregullsive në adresën elektronike [email protected] ose deri te prokuroritë themelore publike kompetente.