Patrisi e uron Tunën publikisht duke ndarë një moment intim

Këngëtarja Tuna Sejdiu me këtë datë feston ditëlindjen, këngëtarja sot ka mbushur të 35-at.

Urimet me rastin e ditëlindjes, artistja filloi t’i pranonte qysh në orët e para të kësaj dite, por më i veçanti mbetet ai i Patrisit.

Ky i fundit publikoi një foto duke shkëmbyer puthje me Tunën dhe shkruan “Urime shpirt, I bofsh edhe 100 qishtu veq tu u puthe me mu”.

Kujtojmë që Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Tian.