Ardiani dhe Xhensila të parët në Zvicër

Një prej bashkëpunimeve më të dëgjuara së fundi është “Panorama” nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj.

Dy artistët u bënë bashkë për herë të dytë për një duet, i cili deri tani ka marrë mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube.

“Panorama” e Ardianit dhe Xhensilës po dëgjohet shumë edhe jashtë trojeve shqiptare, madje kjo këngë është e para momentalisht në Zvicër.

Këtë e bënë të ditur të dy këngëtarët, të cilët janë shumë të lumtur për suksesin që po tregon ky projekt.

“Cika cika”, titullohej dueti i parë mes Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit, i cili u lansua dy vite më parë dhe mori mbi 104 milionë klikime.