Porositi 700 gramë hashash nga Spanja, tetovari kapet sapo merr pakon

Një shtetas nga Tetova është arrestuar pasi dyshohet se kishte porositur me postë 700 gramë hashash nga Spanja.
Sipas Drejtorisë së Doganave, pakoja u përzgjodh për kontroll të detajuar në pikën doganore të postës. Brenda saj u gjetën shtatë paketime me lëndë të dyshimtë, ndërsa qeni doganor sinjalizoi praninë e drogës. Testimi konfirmoi praninë e THC-së.
Hetuesit arrestuan R.V. në momentin kur ai mori pakon. Ekspertiza e urdhëruar nga prokurori konfirmoi se bëhej fjalë për hashash, i cili u sekuestrua.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.