Shkruan: Naser Pajaziti
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizive në Maqedoninë e Veriut nuk merr masa ndaj kanalit televiziv “Arena Sport”, që ditëve të fundit gjatë transmetimeve lëshonte një material reklamues propagandues që kishte të bëj me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës.
Reklama që transmetohej “Pamticemo” (do ta mbajm mend) ishte irituese për publikun shqiptar dhe kjo ndikonte edhe në bashkëjetesën, pasi që përmes saj përhapej gjuha e urrejtjes që është vepër penale dhe se përmes kësaj porosie bëhej thirrje për hakmarrje dhe luftë.
Unë përmes një ankese në emrin tim personal, ia drejtova kësaj Agjencie si rregullator që ka kompetenca edhe për pakot programore të operatorëve kabllor, që urgjentisht të merren masa për sanksionimin e këtyre dukurive.
Por, përgjigja e këtij institucioni është negative, me arsyetime që nuk qëndrojnë, por që kanë gjetur forma të anashkalimit dhe tolerimit të operatorëve. Agjencia thotë se sipas dispozitave të tyre ligjore të nenit 46, serviset programore të Arena Sport nuk janë nën juridiksionin e Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu thuhet se:
Në mënyrë që Agjencia të marrë masat e duhura për të kufizuar këtë program duhet të ketë siç thuhet shkelje të rënda dhe serioze, nuk e di çka nënkuptohet me këtë, ose të shkelen siç thuhet dispozitat për mbrojtjen e të miturve.
Dhe si fund e mbyllim çështjen me arsyetimin se:
Agjencia e ka shqyrtuar me kujdes ankesën dhe ka bërë një inspektim të përmbajtjes së transmetimit të cilës i referohemi dhe se vlerësohet se shërbimet e programit Arena Sport nuk shkelën hapur, seriozisht dhe në mënyrë specifike nenin 48 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizive në Maqedoninë e Veriut.
me poshte eshte edhe pergjigja se si behet arsyetimi per mosndeshkueshmeri