Pompeo: Partia komuniste kineze nuk na informoi në kohë për virusin

Sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo e akuzoi partinë komuniste kineze se në kohë nuk e ka paralajmëruar botën për koronavirusin, shkruan gazeta “Bild”.

“Ata nuk na i dhanë në kohë të gjitha informacionet. Fatkeqësisht, kështu është”, tha Pompeo në një intervistë për gazetën gjermane.

I pyetur nëse Kina duhet të mbajë përgjegjësi për pandeminë, sekretari i shtetit deklaroi “ka nevojë për më shumë se një debat për këtë çështje”, ndërsa shqyrtimi i saj të jetë i një shkalle ndërkombëtare.

“Jam i sigurt se do të vijë koha kur nga fajtorët do të kërkohet përgjegjësi. Por për momentin, gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi në detyrën tonë aktuale – ta rifillojmë ekonominë botërore. “Do të ketë kohë të mjaftueshme për kërkimin e fajit”, shtoi Pompeo.

Sekretari shtetëror amerikan edhe një herë e përgënjeshtroi akuzën e bërë kundër tyre nga Gjermania disa ditë më parë, se SHBA-ja u ka konfiskuar veshje dhe maska mbrojtëse, nga të cilat mjekët gjermanë kanë nevojë urgjente.

“Kjo nuk është hera e parë të shohim informacione të pasakta në media. “Sigurisht që disa prej tyre ishin më pak të kujdesshme, mendoj se disa zyrtarë nuk ishin të njoftuar, por disa prej tyre dezinformuan me qëllim”, tha Pompeo për raportet që amerikanët kanë përdorur rregulla nga koha e Luftës së Dytë Botërore për t’i marrë pajisjet.

Sekretari i shtetit e quajti kancelaren Angela Merkel “partner i mrekullueshëm” dhe shtoi se SHBA-ja rregullisht komunikon me të në kohëra aktuale të krizës.