Pollozhani: Të mos gëzohemi para kohe, Lista Studentore në Serbi s’ka hequr dorë nga tezat e Millosheviqit

„Le të mos gëzohemi para kohe!

Përfaqësuesit e ‘Listës Studentore’ gjatë gjithë fushatës deklaronin se nuk do ta njohin Kosovën, nuk do t’i vendosin sanksione Rusisë dhe nuk do të heqin dorë nga teza e Millosheviqit: ‘Aty ku ka një varr serb, aty është Serbi’.

Ata vazhdojnë të ngrenë tre gishtat, simbol që lidhet me nacionalizmin serb. Do të duhet të kalojnë edhe 100 vjet që, ndoshta, të ndryshojë ky mentalitet!“

Kështu ka shkruar në Facebook veprimtari dhe ish-i burgosuri politik, Shpëtim Pollozhani.