Policia rrethon rezidencën e Drake, arrestohet një grua

Rezidenca masive e Drake po gumëzhinte nga aktiviteti i policisë të martën dhe policët thonë se një grua është në paraburgim pasi u gjet afër pronës së reperit në Toronto, shkruan lajmi.net.

Policia e Torontos tha për TMZ se oficerët iu përgjigjën një telefonate rreth orës pesë pasdite dhe kapën një grua para se ajo të mund të hynte në pronën e Drake.

Thuhet që nuk është raportuar për ndonjë të lënduar dhe policia po heton pasi pastroi vendin.

Një burim i afërt me Drake tha për TMZ se reperi ishte në shtëpi në atë kohë, por gruaja nuk arriti të futej brenda.

Kishte një raport për një grua që dyshohet se ishte e armatosur me një thikë duke sulmuar shtëpinë e Drake dhe duke përdorur një tub metalik për të goditur një nga rojet e tij të sigurisë, por policia e Torontos thotë se raporti nuk është i vërtetë.

Reperi ndërtoi rezidencën 35,000 metra katrorë në një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe është zbukuruar me dy sauna, një dhomë masazhesh, një garazh me 10 makina, një palestër dhe një fushë e mbyllur basketbolli. /Lajmi.net/