Fifi feston ditëlindjen, kjo është mosha e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, sot feston një datë të rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Artistja, me këtë datë mbush 27 vjet jetë, ndërsa të shumta janë urimet që i mori që në orët e para të kësaj dite.

Fifi postoi në rrjete sociale një fotografi të realizuar nga fansat, ndërsa shkroi “31.03.1994 ❤️ 31.03.2021”.

Artistja njihet për një numër të madh hitesh, mes tyre edhe bashkëpunime me emra të njohur dhe është edhe tekstshkruese shumë e suksesshme.

Projekti i fundit muzikor nga ajo është “Maniak i dhimbjes”, të cilit ia shoqëroi edhe videoklipin, ku protagonist është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fatjon Kuqari.