Rita shijon qëndrimin në Sidnej, mahnit me fustan të bardhë

Rita Ora duket se është përshtatur me jetesën në Australi, ngase po qëndron për muaj të tërë atje, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është angazhuar në talent-shoun “The Voice”, ndërsa nuk i ka ndalur bashkëpunimet me brende të njohura si dhe paraqitjet në intervista.

Artistja, së fundi ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, në të cilat u shfaq e veshur me fustan të bardhë.

 

Rita kishte lëshuar flokët në kraharor, ndërsa dukjen e kompletoi edhe me aksesorë të shumtë.

Kujtojmë se Rita Ora së fundi ka lansuar mini-albumin “Bang”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.