Policia jep detaje për operacionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për lajmi.net se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

Kelani nuk ka dhanë detaje shtesë për operacionin në fjalë.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.