Kosovë, policia me aksion në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës që tha se operacioni është shtrirë në disa lokacione, por pa përmendur emra.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.