Policia e Tetovës ka paralajmëruar 177 njerëz për mosmbajtje të maskave

Nga data 1 deri më 10 maj aq sa zgjat masa e mbajtjes së obligueshme të maskës 11 persona me letër janë paralajmëruar për mosrespektim të urdhëresës për përdorim të pajisjes mbrojtëse në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, kumtoi sot policia e Tetovës.

Njëherit, është evidentuar se dy persona në Tetovë në 24 orët e fundit të cilët nuk e kanë respektuar vendimin për lëvizje të kufizuar. Ata janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresa adekuate.

“Të dy personat do të përballen me veprën “mosveprim sipas dispozitave gjatë epidemisë sipas nenit 206 të Kodit penal”, informojnë nga zyra për marrëdhënie me opinionin.

Sipas të dhënave statistikore në SPB Tetovë, nëpunësit policor, gjithashtu, kanë evidentuar se në këtë periudhë , 141 njerëz janë në vetizolim me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar, ndërsa vendime për vetizolim kanë nënshkruar 28 njerëz.

Në këtë periudhë janë kontrolluar 124 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim./MIA