Beshiktashi me dhomë speciale për dezinfektim

Skuadra turke e Beshiktashit ka dhënë një ide fantastike në luftën kundër pandemisë “Covid 19”, duke instaluar një dhomë të veçantë të dezifektimit në hyrje të terrenit të stërvitjes. Tani të gjithë , përfshi lojtarët dhe stafi detyrohen të futen në dhomën speciale, me një maskë përpara se të marrin pjesë në trajnime, si një nga masat higjienike të marra nga klubi për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ky hap është ndërmarrë nga Beshiktashi pasi që një lojtar dhe një anëtar i stafit dolën pozitiv për koronavirus, tre ditë pas njoftimit se Liga Turke do të rifillojë muajin tjetër. Futbolli turk është pezulluar që nga 19 marsi pas shqetësimeve të sigurisë për koronavirusin.