Policia kufitare në bashkëpunim me policinë e Kumanovës, në bazë të një urdhëri të lëshuar nga Gjykat Themelore, ka bastisur dy shtëpi në fshatrat Llojan dhe Vaksincë të komunës së Likovës, në bazë të dyshimit për vepër penale “trafikim të emigrantëve”, njoftojnë nga MPB.
“Gjatë bastisjes së kryer në shtëpi dhe hapësira ndihmëse në proë të personit Q.A. (66) në fshatin Vaksincë janë gjetur 10 persona emigrantë nga Banglladeshi dhe për këtë arsye janë arrestuar Q.A. dhe F.A. (27) nga Vaksinca.
Ndërsa në fshatin Llojan, gjatë bastisjes në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.A. (48) janë gjetur gjithsej 18 emigrantë, prej të cilëve 16 nga Pakistani dhe dy nga Afganistani, mes të cilëve edhe 4 persona të moshës së mitur. Lidhur me rastin është arrestuar personi Z.A. (53) nga Llojani”, njoftoi MPB.
Gjatë ditës së djeshme personat e arrestuar janë nxjerrë para gjykatës, kurse emigrantët janë transferuar në Qendrën pranuese “Vinojug” në Gjevgjeli.
Lajme Policia e Kumanovës arreston tre persona në Likovë, kapen 28 emigrantë