Policia Kufitare në Kaçanik, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, një serbi ia kanë konfiskuar 35 mijë e 600 dollarë amerikanë dhe 6 milionë e 653 mijë e 590 dinarë serbë.
Sipas policisë, kjo u realizua në bazë të analizës së riskut dhe informatave, që çuan në vijë të dytë të kontrollit drejtuesin e automjetit me iniciale N.A.
“Sipas procedurave të parapara Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.