Policia e kërkonte kumanovarin, e arreston në Bellanoc

Policia të martën rreth orës 13 e 10 minuta afër vendkalimit kufitar ka arrestuar personat A.A. (29) dhe M.A. (21) të dy nga Kumanova, për shkak se në mënyrë ilegale e kanë kaluar kufirin nga Kosova në drejtim të Maqedonisë.
Pas kontrollit të kryer është konstatuar se M.A. është kërkuar me urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelore në Kumanovë për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 6 viteve. Ai është dorëzuar në stacionin policor në Kumanovë.