Bedri Ajdari: Moslejimi i familjarëve të marrin pjesë në gjykatë, tregon se po montohet rast i ri kundër protestuesve (Video)

Bedri Ajdari, nga Këshilli organizativ i protestave kundër rasteve të montuara, tani nuk e ka vetëm brengën e familjarëve të tij të arrestuar në rastin “Monstra”. Ai vazhdimisht është para gjykatës, për të qenë afër familjarëve të rinjve që u arrestuan në protestat kundër rastit “Monstra” dhe për të ndarë brengën bashkë me ta.
Në një deklaratë për gazetën Lajm, Ajdari ka komentuar edhe veprimin skandaloz të policisë gjatë ditës së sotme, e cila nuk lejoi familjarët e Arton Sadikut dhe Fabio Idrizit të marrin pjesë në seancën gjyqësore edhe pse gjykatësi kishte lejuar një gjë të tillë.
“Nuk dua të paragjykoj vendimin e gjykatës, por kjo krijon dyshime se ka tendenca që të montohet politikisht rasti i Idrizit dhe Sadikut”, thekson Hajdari.
Të njëjtat dyshime në deklaratën e tij për gazetën Lajm, i ka shprehur edhe babai i të akuzuarit Arton Sadiku.
Kurse avokati Asmir Alispahiq paraprakisht konfirmoi se policia pa asnjë sqarim ka penguar familjarët të marin pjesë në seancë edhe pse gjykatësi nuk ishte kundër.