Policia arreston zhvatësin nga Veleshta e Strugës

Sot rreth orës 16:45, në afërsi të një hoteli në Strugë është arrestuar një person nga fshati Veleshtë, i cili në disa raste ka zhvatur para nga pronarët e disa objekteve hotelierike.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.N. (43) u pikas pranë një hoteli me një xhip ku edhe u arrestua.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur pistoletë me pesë fishekë.

S.N. po mbahet në Stacionin Policor të Strugës, ndërsa kundër tij pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi konkrete./Alsat