Policia arreston të dyshuarin për pedofili nga Tetova

Pas kronikës së TV21, policia arreston te dyshuarin për pedofili nga qyteti i Tetovës i cili ditë më parë ngacmoi seksualisht një 12-vjeçare nga Kosova. Ashtu siç mëson TV21, personi i dyshuar për momentin gjendet në stacionin policor në Tetovë, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet te shihet nëse të dyshuarit do t’i caktohet masa e paraburgimit apo do të mbrohet në liri./TV21