Përmbyset varka në brigjet greke, mbi 50 emigrantë të zhdukur

Autoritetet greke bënë të ditur të mërkurën se kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt gjatë natës. Në një deklaratë të rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve AFP, rreth 50 persona janë shpallur të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë ishullit grek të Karpathosit në Detin Egje.

Roja bregdetare tha të mërkurën se 29 persona, të gjithë burra, ishin shpëtuar në det, 61 kilometra në juglindje të Karpathosit, një ishull juglindor midis Rodosit dhe Kretës.

Autoritetet greke janë vënë në kërkim të të zhdukurve pas mbytjes së anijes e cila u nis të martën në mbrëmje nga Turqia.