Policia arreston shkupjanin që po bënte kontrabandë me emigrantë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një të ri nga Shkupi pasi i njëjti është kapur duke transportuar emigrantë, përcjell TV21 . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në autostradën A1, gjegjësisht në drejtimin Smokvicë-Demir Kapi.

“Është arrestuar I.B. (26) nga Shkupi, i cili me automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Velesit po transportonte gjashtë emigrantë nga Siria dhe Afganistani. I.B. nuk është ndalur pas urdhrit nga policia, dhe në vendin e quajtur “Cërveni Bregovi” automjeti i tij ka goditur një automjet të tipit “BMW” me targa të Shkupit që po drejtohej nga B.K. nga Gostivari”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.