Shkup, motoçikleta goditi automjetin “pickup”

Mëngjesin e sotëm në Aerodrom të Shkupit ka ndodhur aksident trafiku mes një automjeti “pickup” dhe një motoçiklete, përcjell TV21. Ngjarja konkretisht ka ndodhur afër Qendrës Tregtare “Shkupjania” në Aerodrom. Sipas pamjeve të siguruara shihet se nga goditja i është thyer xhami automjetit “Pickup”. Për momentin nuk ka informacione për të lënduar.