Policët nga kartoni të vendosur në autostrada, qytetarër ngadalsojnë shpejtësinë (Video)

E ndalëm shpejtësinë duke menduar se polici po e mat shpejtësinë, por në fakt ishte polic i rrejshëm maketë.

“Sapo e kaluam një polic të rrejshëm. Nuk është polic i vërtetë por rrejshëm i cili është i vendosur rrugës për në Tetovë Shkup”

Këso lloj makete policësh po vendosen në autostrada, rrugë rajonale me qëllimin që qytetarët të vozisin me shpejtësinë e lejuar.
E disa kilometra më poshtë afër fshatit Grupçin patrullonin policë të vërtetë të cilët e matnin shpejtësinë.

“Por ja mund të shohim policë të cilët nuk janë maketa, por janë policë të vërtetë”.
Policët thonë që këso lloj maketash vendosen për t’i paralajmëruar qytetarët pas asaj mund të ketë patrollë e cila po e mat shpejtësinë.

“Mendoni se maketat do të ndihmojnë që të ndalin shpejtësinë? Po sigurisht që do të ndihmojnë”.

Ashtu edhe ndodhi nuk kishte asnjë qytetarë i cili voziti mbi shpejtësinë e lejuar.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski thotë se qëllimi nuk është që të frikësohen qytetarët por vetëm t’i paralajmërojnë që nuk duhet të vozisin mbi shpejtësinë e lejuar.

TONI ANGLLKOVSKI ZËDHËNËS I MPB-SË

Para 10 viteve janë shfyrtëzuar të ashtuqujatura maketa-polic të cilët vendosen në autostrada. Dhe qytetari kur vozit nuk e ka parasysh a bëhet fjalë për maketë apo për polic i vërtetë dhe e ngadalson shpejtësinë.

Pikërisht ky është qëllimi jonë, qëllimi jonë nuk është t’i gjobisim qytetarët, qëllimi ynë është që qytetarët ta ngadalsojnë shpëjtësinë që të vozisin sigurtë në autostradat. (01:24
Këso lloj polic ka të vendosur në shumë vende evropiane, ndërsa Maqedonia ka marrë këtë model nga Kroacia ku ka dhënë rezultate të mira. Deri më tani ka vetëm disa maketa, në plan është që të shtypen me dhjetëra polic prej kartoni. /KlanMacedonia/