Pogba ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka refuzuar t`i bashkohet Man Cityt.

Pogba ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në fund të këtij sezoni dhe rinovim nuk do të ketë.

Kjo ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim për të, në mesin e tyre edhe rivali i qytetit Manchester City.

Sipas ‘The Athletic’, francezi mori një ofertë nga Man City, por ai e ka refuzuar atë, përcjell lajmi.net.

Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Juventus besohet se janë pretendentët kryesor për të nënshkruar me francezin këtë verë.