Pogba hedh poshtë ofertën e PSG për t’u transferuar në Juventus

Paul Pogba është i vendosur ta refuzojë secilën ofertë vetëm që t’i bashkohet Juventusit.

Sipas asaj që bën të ditur Gazzeta Dello Sport, francezi ka refuzuar një propozim interesant nga Paris Saint Germain.

Në mendjen e 28-vjeçarit është vetëm Juventusi aktualisht dhe ky transferim dëshiron që të përfundojë sa më shpejt.

Pas përfundimit të këtij sezoni, Pogba do të jetë lojtar i lirë, meqë i skadon kontrata me Manchester United.