Tammy Abraham thotë se “ka rënë në dashuri” me Romën dhe se është i lumtur që ata ia dhanë mundësinë që ai ta tregojë veten.
Gjithsesi, përkundër kësaj, anglezi nuk jep garanci për të ardhmën e tij. Ai u shpreh shkurtazi duke thënë se duhet pritur se çka do të ndodhë.
“Siç e kam thënë gjithnjë, jam në dashuri me klubin e Romës që prej ditës së parë kur erdha këtu. Unë do të përpiqem gjithmonë t’i ndihmoj klubit me golat dhe asistimet e mia”, theksoi fillimisht ai.
“Unë e dua këtë skuadër. Zemra ime është këtu, por ta shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, shtoi tutje anglezi.
Gjatë këtij sezoni, Abraham ka shënuar 17 gola në Serie A, duke u bërë golashënuesi më i mirë anglez në këtë kompeticion.
Falë formës së mirë të treguar këtë sezon, Arsenali ka shprehur interesim për lojtarin.