Pochettino për fërshëllimat ndaj Messit: ‘e pabesueshme’

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino ka reaguar në lidhje me fërshëllimat e tifozëve ndaj Leo Messit.

Në mesin e shumë futbollistëve të fërshëllyer të ekipi të PSG-së nga tifozët ka qenë edhe Leo Messi.

Në lidhje me këtë ka reaguar trajneri duke thënë se është e pabesueshme ajo çfarë ka ndodhur.

“Është e pabesueshme. Këto janë gjëra të vështira për t`u pranuar.

Aq më tepër duke parë madhështinë e Messi, atë që ai ka dhënë dhe vazhdon ende t`i japë futbollit”, tha Pochettino për ‘ESPN’, përcjell lajmi.net.

Në 30 paraqitje këtë sezon me PSG-në ylli argjentinas ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 13 asistime.

Fërshëllimat e mbështetësve të Parisit po vijnë si pasojë e eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Francës.