Pochettino i sigurt që Mbappe mund të rinovojë me PSG-në

Sipas Pochettinos klubi do të bëjë gjithçka për ta mbajtur francezin në klub gjersa ka shtuar se klubi ka aftësi për ta bindur lojtarin që të ndërrojë mendje dhe të rinovojë kontratën me parisienët.

Ai i tha ‘COPE’: “Kylian do të marrë vendimin që duhet të marrë dhe klubi do të bëjë gjithçka të mundshme për ta mbajtur atë, sepse ne po marrim një nga lojtarët më të mirë në botë në moshën 22-vjeçare.

“Unë jam lënë me faktin se situata është e hapur dhe në të ardhmen gjithçka mund të ndodhë, pozicioni i disa muajve më parë mund të ndryshojë në të ardhmen, PSG si klub sigurisht që ka ambicie dhe aftësi për ta bindur dhe ofruar atij gjërat në mënyrë që ai të qëndrojë dhe të jetë i lumtur, mundësitë që ai mund të ndryshojë mendje janë atje”, është shprehur Pochettino.

Mbappe vazhdon të mbajë të paqartë të ardhmen e tij, sidoqoftë një largim i tij nga klubi francez është më i mundshmi, me klubin francez që nuk ka më shumë gjëra në dorë pasi lojtarit i skadon kontrata në qershor 2022, dhe mund të nënshkruajë një para-kontratë me Real Madridin në janar.