Pochettino flet për humbjen e Chelseat, ka dy fjalë edhe për Armando Brojën

Chelsea ka pësuar një tjetër humbje, ku kësaj radhe para tifozëve të vet është mposhtur nga Brentfordi me rezultat 0-2.

I zhgënjyer nga kjo disfatë ka mbetur edhe trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino i cili ka folur pas ndeshjes duke analizuar se ku gabuan.

“Humbja është e qartë në analizë. Pas pjesës së parë duhet të kishim shënuar, krijuam raste. Ne fajësojmë veten për humbjen, nuk ishim mjaftueshëm cinikë”.

“Sigurisht, në pjesën e dytë loja ndryshoi, pësuam një gol për shkak të një gabimi dhe kjo nuk duhej të ndodhte”, tha trajneri argjentinas.

Më tej, duke analizuar problemin që kanë lojtarët e tij te realizimi i golit, Pochettino qau mungesën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës, për të cilin theksoi se duhet ende kohë që të rikthehet.

“Është e qartë se ne nuk kemi realizuar gola të mjaftueshëm për momentin. Nkunku ka treguar se mund të shënojë, por është i dëmtua dhe kjo gjë nuk na ndihmon”.

“Na duhet po ashtu kohë që të shërohet Armando Broja. Jackson është i ri dhe për rrethana të ndryshme nuk ka ndikuar ende në rezultate. Dje humbëm Mudryk dhe Enzo në momentet e fundit, kemi shumë të lënduar”, tha Pochettino.