Guardiola ka gjetur zëvendësuesin ideal të De Bruynes, ylli i Bayern Munich mund të kalojë te Man City

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka identifikuar një zëvendësues për Kevin de Bruyne, i cili është lidhur me një lëvizje të mundshme nga Manchester City në Arabinë Saudite ditët e fundit.

Mesa duket, belgu së bashku me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, janë në listën e dëshirave të klubeve vendase që do të donin ta shihnin në radhët e tyre dhe tashmë Guardiola ka gjetur një zëvendësues të mundshëm për të.

Objektivi i qytetarëve është futbollisti i Bayern Munichut, Jamal Musiala, dhe po monitorojnë situatën në lidhje me kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2026.

Aktualisht gjermani i ri fiton rreth 100 mijë euro në javë, por nuk është i kënaqur me këtë pagesë te Bayern Munich dhe kampionët aktualë të Evropës duan ta shfrytëzojnë dhe ta sjellin në radhët e tyre, pasi njihen për pagesë të larta.

Sezonin e kaluar Musiala shënoi 16 gola në 47 ndeshje në të gjitha garat me po aq asistime për Bayernin dhe arriti të shënojë edhe golin që i solli Bayernit titullin kampion gjerman.