“Po zvarriten si buburreca”, këto pamje tregojnë gjithçka – ja si u ndaluan trupat ruse në hyrje të qytetit ukrainas

Një video e shpërndarë në rrjetin social tregon se çfarë ndodhi me trupat ruse kur u përpoqën të hyjnë në qytetin Bakhmut.

Si rezultat, forcat ukrainase iu kundërpërgjigjën me një sërë sulmesh nga lart.

Videoja e shpërndarë nga faqja Operativno_ZSU tregon se si rusët po qarkullonin në objektet e Bakhmutit, derisa shkroi se ‘rusët po zvarriteshin si buburrecat”.

Si rezultat pas një çasti, Ukraina kreu një sërë bombardimesh në këto objekte.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat e tij po përballen me luftime të ashpra në Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman në lindje të Ukrainës.