Po mbahet seanca për ratifikimin e Protokollit të NATO-s

Në Kuvend pasdite ka filluar seanca solemne për ratifikimin e Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në seancën solemne të ratifikimit të Marrëveshjes Veriatlantike fjalime të tyre do të kenë presidenti i vendit Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri teknik Oliver Spasovski si dhe koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, Jovan Mitrevski, BDI-së Ejup Alimi, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski dhe të Grupit të pavarur të deputetëve nga VMRO-DPMNE Nolla Ismajloska- Starova, deputetët e ASH-së Syrija Rashidi, Alternativës Afrim Gashi, Besës Fadil Zendeli dhe PDSH-së Meral Ferati. Pas votimit nga a e deputetëve dhe të pranishmëve do të ketë paraqitje edhe Atilla Mesterhazi nga AP- NATO.

Në Kuvend të pranishëm janë edhe Mirosllav Tugjman, deputet dhe shef i delegacionit kroat të AP- NATO, Vasilika Husi nënkryetare e Parlamentit shqiptar, Cveta Karajançeva, kryetare e Kuvendit bullgar, Genci Nimanbegu, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, ish president, ish kryeministra, liderë të partive politike dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Pas ratifikimit në ora 16 është planifikuar ceremoni e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit.