Po luante me atletet e Lukaku-s, belgu e dëgjon këtë histori dhe çoi një dhuratë te lojtari i Serie B

Një histori interesante ndodhi para disa dite, ku futbollisti i Sudtirol, Raphael Odogwu u zbulua duke luajtur një ndeshje me atletet e Romelu Lukaku-s.

Kur u zbulua historia e tij, sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës dhe klubit nga Serie A, Interit mori mesazhe të shumta në lidhje me këtë, shkruan Lajmi.net

Më pas ai dërgoi te lojtari i Serie B gjashtë palë atlete të reja dhe një fanellë të klubit ku ai luan.