Befasia e mbrëmjes në Serie A, Interi pëson nga Spezia

Skuadra e Interit ka pësuar humbje të befasishme ndaj Spezia-s në xhiron e 26-të në Serie A.

Ekipi i Inzaghit u mposht 2 me 1 nga skuadra e trajnerit, Semplici, shkruan Lajmi.net

Tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht e shënoi Daniele Maldini në minutën e 55’të, pastaj Lukaku barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 83’të.

 

Kurse golin e fitores e shënoi Nzola në minutën e 87’të, gol ky që u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë humbje, Interi mbetët në pozitën e dytë me 50 pikë – por që rrezikohet të largohet nga vendi që dërgon në UEFA Champions League, kurse Spezia shkon në kuotën e 24 pikëve në pozitën e 17-të./Lajmi.net/