“Po foli i fundit”, së shpejti vjen nga Stresi

Reperi i njohur Stresi së shpejti rikthehet me një projekt të ri muzikor për të gjithë fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Stresi ka zbuluar disa sekuenca të shkurtra të këngës së re.

“Unë foli i fundit”, titullohet kënga e këtij artisti, e cila do të vizualizohet edhe me klip, por data ende nuk është konfirmuar.

Vetem kaq deri sat dalin klipi 🪦 doktorri Po viziton pacientat #pofoliifundit po vjen🔜 @enesqosabeats 🙋‍♂️ Me Qit Flakkkkkkkkk”, shkruan Stresi.

 

Kënga në fjalë do të lansohet pak ditë pas publikimit të  “Out of my mind” në bashkëpunim me Ish, e cila grumbulloi afro 1 milion klikime.