Po ç’deshte mor Grenell burri?!

„Qeveria 32“ e Republikës së Kosovës në krye me Albi Kurtin dhe LVV e përkrahur edhe nga Vjosa Osmani dhe dy djelmoshat e guximshëm të LDK-s mori qëndrim shumë të drejtë dhe të njerëzishëm me zëvendësimin e pagës doganore të 100% me atë të veprimeve dhe marëdhënieve të ndërsjellta „të nderoj, më ndero, të jap-më jep, të ndihmoj-më ndihmo“! Po çfar të keqe ka në këto qëndrime dhe vendime?
E njohim dhe nderojmë shtetin e Serbisë, e nderojmë atë pjesë të popullit të nderuar sërb i cili nuk i përgjaku duart në luftën e fundit të udhëhequr nga gjakpirësit si Milloshaviqat, Tadiqat dhe Karaxhiqat. Jemi të bindur se edhe Nënat e atyre ushtarve serb të cilën ndoshta ishin të detyruar t’i bëjnë mëkatet më të mëdha të asaj kohe edhe para syve tu o Grenell burri, kurrë nuk do t’i kishin mbajtë në barkun e tyre dhe nuk do t’i kishin rritë ata djem për të vra fëmi të pafajshëm, për t’dhunu së pari e pastaj edhe vra gra të pafajshme, për të vra rinin dhe burrat e pafajshëm vetëm se deshtën ta mbrojnë trollin e paraardhësve të tyre shumëshekullorë! As Populli i Kosovës as ata ushtarët e tyre nën emrin e UÇK-s nuk i kan bë asnjë të keqe fqinjve dhe bashkëqytetarve të tyre sërb të cilët së paku nuk i kann përgjakë duart, edhe në atë kohë kann tregu dhimbje dhe kujdes ndaj fqinjve dhe bashkqytetarëve të tyre shqiptarë!
Nderojmë edhe sot Popullin sërb edhe në Beograd edhe në tërë sërbinë edhe kudo që të jet në botë i cili edhe sot e kësaj dite tregon dhimbje, keqardhje dhe pendim ndaj gjithë atyre veprave të përgjakshme, të trishtueshme, të pashpirtshme të luftës së fundit e cila ishte më shumë se shkatrim dhe farosje e një POPULLI! Nuk kemi mirëkuptim ndaj atyre pak mbeturinave me ideologji të njejtë si ata që e nisën dhe për fat nuk mundën ta çojnë deri në fund, falë njerëzve të njerëzishëm nga SHBA, Europa dhe NATO!
E mu këto mbeturina politike dhe ideologjike jo që nuk po i pranojnë mëkatet, turpin dhe pashpirtësinë por po e turpërojnë popullin e ndershëm sërb duke ladruar nëpër botë dhe derdhë parat e djersës së popullit të vet për të korruptuar udhëheqës e disa shteteve të varfura në botë për ta tërhjekë njohjen e shtetit më të ri dhe më të merituar në botëtë, Kosovës!
Po të del Kosova dhe Shqiptaria nëpër botë me veprat e dëshmuar kundërshqiptare të të gjithë shteteve sërbe që nga ardhje e tyre nga shekulli i 7 (shtatë) e deri më sot me gjithë zullumet ndaj shqiptarve duke ua djegë shtëpitë dhe vra popullatën e më në fund duke i dundë dhe shpërngulë me dhunë nga trojet e tyre nëpër botë e deri deri në tokat e anadollisë! Po të del Kosova dhe Shqiptaria vetëm me dëshmitë e luftäve të fundit në trojet gjithëshqiptare që kufizohen me sllavët e jugut para shteteve të botës, do të ishte e ndershme që ndoshta disa shtete përveç ati të Rusisë të tregojnë keqardhje nëse jo edhe çnjohjen e shtetit e sërbisë ashtu si që e kishte bë para do kohe një djalosh i vetëdishëm sërb në angli duke ndërruar edhe emrin, kombin dhe besimin sepse nuk paska dashtë të njihet me një komb i cili ka bë aq shumë mëkate dhe vepra të përgjakshme dhe të panjerëzishme në luftërat e fundit në ish republikat jugosllave dhe në Kosovë! Dhe po më në fund kjo Qeveri 32, e nderuar bëri diçka në shenjë të fqinjësisë së mirë si traditë kombëtare shekullore. Pra ajo që ka ndodhë është shënuar me shkronja gjaku dhe nuk do të harrohet kurrë por mos të përsëritet kurrë! Të bashkjetojmë si popuj dhe shtete fqinje, të jetojmë në paqë, të ndihmohemi për të mirë dhe më në fund të zhvillohemi dhe jetësohemi si europjan sepse edhe ju sërbët dhe maqedonët edhe ne i takojmë mu këti kontinenti, bile ne pak më vendas të hershëm! Largou prej kësaj loje të rrezikshme Grenell sepse po më në fund ne jetojmë që ma herët në këto troje se sa ti në shtetin tënd të madh të zbuluar vetëm para disa shekujve!!!
Nderime të larta dhe mirënjohje ndaj SHBA dhe Popullit mik të nderuar Amerikan! Nderime dhe mirënjohje ndaj Bashkimit Europjan dhe popujve europjan!
Nderime dhe mirënjohje ndaj forcave të NATO dhe shteteve antare të sajë!
Xhafo Ymeri