Dezinfektim dhe pastrim rreth tregut në Taftalixhe

Komuna e Karposhit informoi se intensivisht pastrohet dhe dezinfektohet përpara vendeve frekuentuese, marketeve, farmacive, tregut dhe bankave. Katër cisterna punojnë në mënyrë aktive.

Siç njoftojnë nga Komuna e Karposhit, janë dezinfektuar zonat përreth tregut në Taftalixhe dhe përpara hyrjeve të të gjitha tregjeve përreth këtij shtegu, por edhe në vendbanimet e tjera. Qëllimi është që të dezinfektohet hapësira ku është e pranishme frekuenca më e lartë e qytetarëve.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi. Të respektohet orari i punës dhe të informohen në kohën e duhur dhe të saktë për të gjitha masat shtesë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të institucioneve.