“Po bien si mizat, Putin i tërbuar”/ emrat dhe detajet: 11 komandantët rus që i vrau Ukraina

Vladimir Putin ka humbur deri më tani 11 komandantë ushtarakë, me vdekjen e një gjenerali të tretë në pushtimin e tij në Ukrainë.
Ata janë në mesin e 12,500 trupave ruse që ukrainasit tani pretendojnë se i kanë vrarë, ndërsa fushata e rrëmbimit e ushtarëve rus vazhdon të dëmtojë forcat e Moskës. Kështu shkruan media e njohur britanike The Sun, përcjellë “Bota sot”.
Sipas The Sun, tirani rus priste një fitore të shpejtë kur urdhëroi pushtimin dy javë më parë, por forcat e tij janë bllokuar dhe tani rregullisht godasin civilët.
Komandanti i lartë i fundit që ka vdekur është gjeneralmajor Andrei Kolesnikov i Ushtrisë së 29-të të Kombinuar të Armëve, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.