Çmimi i luftës së Putinit në Ukrainë

Ndërsa pushtimi i pamëshirshëm vazhdon, Vladimir Putin po përpiqet të marrë në kontroll Ukrainën duke shkatërruar qytetet e saj. Çdo ditë, njerëzit zgjohen me frikë dhe sulme të shumta. Një familje u vra teksa po kalonte një urë për ti shpëtuar agresionit rus. Të afërm po ndahen nga njeri-tjetri, me dhimbje dhe lot. Një maternitet u sulmua në Mariupol.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe vende të tjera, përfshirë Australinë dhe Zvicrën, kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë. Të premten, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkohen me Bashkimin Europian dhe aleatët e tjerë për të pezulluar marrëdhëniet tregtare me Rusinë, gjë që do ta vendoste atë në të njejtën pozitë me Kubën dhe Korenë e Veriut. Edhe bizneset po pezullojnë aktivitetet e tyre, raporton abcnews.al

Restoranti i parë i McDonald’s në Moskë, i hapur në vitin 1990, ishte një simbol i fuqishëm i “orientimit” të Rusisë ndaj Perëndimit. Të martën, McDonald’s mbylli përkohësisht të gjitha 850 restorantet e saj në vend.

Sanksionet po rrisin çmimin e lufës të Rusisë dhe mund të degradojnë kapacitetin e saj për të ndjekur këtë fushatë terrori, ose të ndërpresin aksesin në lëndët e para dhe furnizimet. Kombet perëndimore duhet të jenë të kujdesshme të mos ndëshkojnë individë që nuk kanë lidhje me luftën e Putin.

Rusia po përballet me një krizë shkatërruese ekonomike nga sanksionet e vendosura deri më tani.

Politikëbërësit po “luftojnë” me dy pikëpyetje që nuk kanë domosdoshmërisht të njëjtën përgjigje: Çfarë mund të bëhet për të ndihmuar Ukrainën? Dhe çfarë lloj marrëdhëniesh duhet të mbajnë kombet perëndimore me një Rusi gjithnjë e më luftarake?

Për të ndihmuar Ukrainën, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar armë dhe ndihmë ekonomike dhe Kongresi miratoi të enjten 13.6 miliardë dollarë ndihmë shtesë. Pavarësisht shënjestrimit të tmerrshëm të civilëve nga Rusia, administrata e Biden ka theksuar nevojën për kufizim ushtarak, duke hedhur poshtë thirrjet për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Një politikë e tillë do të ishte e barabartë me shpalljen e luftës kundër një fuqie tjetër bërthamore, sepse mund të kërkonte që Shtetet e Bashkuara të rrëzonin avionët rusë mbi Ukrainë.

Amerika mund të shmangë më së miri përkeqësimin e këtij konflikti duke e bërë të qartë se do të respektojë angazhimet ndaj aleatëve të saj të NATO-s, por do të përmbahet nga angazhimi i drejtpërdrejtë ushtarak në Ukrainë.

Një kujdes i ngjashëm nevojitet edhe në fushën e politikës ekonomike. Putin i ka portretizuar sanksionet perëndimore si një lëvizje të paprovokuar për të shkatërruar ekonominë ruse. Qëllimet e qarta mund të ndihmojnë gjithashtu qeveritë perëndimore të kenë mbështetjen publike për politikat që ka të ngjarë të dëmtojnë të gjitha shtresat.

Përtej imperativit për t’iu përgjigjur agresionit të Putin, ky konflikt ka treguar gjithashtu nevojën që Amerika dhe Europa të mos jenë kaq të varuara nga Rusia të ndërtuara me kaq kujdes gjatë tre dekadave të fundit, raporton abcnews.al

Marrëdhëniet ekonomike duhet të jenë në përputhje me prioritetet e tjera kombëtare.

Europa po përballet me realitetin e zymtë se varësia e saj nga gazi rus do të thotë se po financon luftën e Putin.

Hapat e menjëhershëm për të reduktuar varësinë nga Rusia ka të ngjarë të mbështeten në burime të tjera të karburantit me bazë karboni. Washington Post raporton se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po shqyrtojnë një plan për të prodhuar pompa me efikasitet energjetik për familjet europiane, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e përdorimit të gazit natyror rus në Europë me rreth 2 miliardë metra kub gjatë vitit të ardhshëm.

Edhe nëse ndikimi është relativisht i vogël, rreth 4 për qind e një objektivi të vendosur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, kjo ide ia vlen të miratohet si një kontribut për sigurinë e kombeve europiane dhe të Shteteve të Bashkuara, raporton abcnews.al

Në të njëjtën kohë, vendet perëndimore duhet të marrin në konsideratë vlerën e politikave që kufizojnë aksesin e qytetarëve. Pushtimi i Putin në Ukrainë ka shkatërruar projektin e pas Luftës së Ftohtë për bashkëpunimin e Rusisë me kombet demokratike të Europës.

Ndërsa Perëndimi edhe një herë e gjen veten përballë Rusisë, ia vlen të kujtojmë se Lufta e Ftohtë fitohet nga ata që kujdesën më mirë për njerëzit e tyre.

/abcnews.al