Play-offi në NBA – Suns, Mavericks dhe 76ers shkojnë në raundin e dytë

Ndeshjet e mbrëmshme në NBA përcaktuan fatin e tri skuadrave të tjera që do të shkojnë në raundin e dytë të play-offit.

Ishin Dallas Mavericks, Phoenix Suns dhe Philadelphia 78ers që e kaluan raundin e parë të kësaj gare me jo pak vështirësi.

78ers mposhtën Toronto Raptors me rezultat 132-97 dhe tek në ndeshjen e pestë në mes të tyre e siguruan vazhdimin e garës, transmeton lajmi.net.

Phoenix Suns, në anën tjetër, triumfoi me rezultat të ngushtë ndaj New Orlenas Pelicans me rezultat 115 – 109.

Për dy pikë fitoi edhe skuadra tjetër, Dallas Mavericks që doli fituese ndaj Utah Jazz (98-96).